Një aksident i rëndë rrugor por fatmirësisht pa viktima ka ndodhur të martën në rrugën Prishtinë-Mitrovicë përkatësisht në fshatin Pestovë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15 :30. Sipas policisë ka qenë drejtuesi i automjetit Audi i cili po vinte me shpejtësi përtej normave të lejuara nga Mitrovica dhe automjeti tjetër i tipit Mercedes, i cili për shak të pakujdesisë ka dalë nga korsia në të cilën po udhëtonte.

Të dy u dëmtuan rëndë ndërsa drejtuesit e tyre  janë dërguar menjëherë në Qendrën Klinike Universitare. Mësohet se që të dy janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia tha se përveç shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, po heton edhe shkaqet e tjera që kanë mundur të çojnë drejt këtij aksidenti.

Top Channel