Kryeministri grek Jorgos Papandreu ka deklaruar nga Brukseli se Greqia dhe Maqedonia po bëjnë përpjekje për të zgjidhur problemin e emrit.

Deklaratën e tij, Papandreu e bëri pas një takimi me presidentin e Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, me të cilin diskutoi për cështjet ekonomike dhe zgjerimin e BE me vendet e Ballkanit.

“Greqia dhe Maqedonia duhet ta ndihmojnë njëra-tjetrën”, ka deklaruar Papandreu.

Ndërkohë, kriza ekonomike dhe zgjerimi i Unionit do të jenë temat kryesore të samitit evropian që do të zhvillohet në fund të javës së ardhshme.

Top Channel