Seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu cakton datën, mbledhja do të mbahet vetëm një ditë para skadimit të afatit kushtetues
Koalicioni për Kosovë të Re në kuadër të fushatës elektorale, të martën prezantoi kandidatët me moshë të re që garojnë në zgjedhjet e 12 dhjetorit për Kuvendin e Kosovës.
Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli kritikoi qeverinë e deritanishme që nuk ka bërë asgjë për rininë. Ndërsa, kandidatja për kryeministre Mimoza Kusari Lila, tha se fakti që ajo si e re është kandidate për kryeministre dëshmon se ky koalicion ka në fokus rininë.
Në ditën e shtatë të fushatës parazgjedhore Lidhja Demokratike e Dardanisë ka mbajtur tubim me qytetarët e Fushë-Kosovës, nga të cilët ka kërkuar votën në zgjedhjet e 12 dhjetorit. Me LDD-në sipas kryetarit të saj nuk do të turpërohet asnjë qytetar i Kosovës.
Ndërsa nënkryetari i LDD-së, Lulzim Zeneli kërkoi nga qytetarët e Fushë-Kosovës që më 12 dhjetor t’i japin fund shkelësve të Kushtetuës, dhe t’i thonë po sovranitetit e përspektivës së Kosovës. Në fund u prezantuan tre kandidatët e LDD-së për deputetë të Kuvendit të Kosovës.
Në ditën e shtatë të fushatës parazgjedhore Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur tubim me qytetarët e Drenasit nga të cilët kërkoi votën më 12 dhjetor. Visar Ymeri nga Vetëvendosje u tha drenicasve se papunësia dhe varfëria janë shkaktuar nga politikanët e Kosovës.
Vetëvendosje prezantoi edhe 5 kandidatët për deputetë të kësaj ane. Ata kërkuan nga qytetarët që më 12 dhjetor të votojnë programin e vetëm që çon drejt bashkimit të kombit dhe që garanton zhvillimin e tij.
Drejtuesit e Partisë Fryma e Re u rikthyen edhe një herë në qytetin e Pejës për të vazhduar bashkëbisedimin me qytetarët rrugëve të këtij qyteti. Pejanëve u kërkua që ta votojnë numrin 25 të kësaj partie. Drejtuesit e FER premtuan se do të angazhohen për shtresat e ndryshme të shoqërisë. Drejtuesit e FER-it u kërkuan pejanëve që më 12 dhjetor të ndëshkojnë politikën e vjetër, që sipas tyre për 11 vite ata nuk kanë bërë asgjë për vendin e tyre.
Top Channel