Kosova do të dërgojë ndihma shtesë në Shqipëri, për t’i bërë ballë situatës së rëndë të krijuar në vend nga përmbytjet.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat kosovare, sipas të cilave vendimi është marrë nga Ministria e Forcës së Sigurisë.

Kështu, gjatë ditës së sotme nga vendi fqinj do të dërgohen 15 kamionë, 2 autoambulanca të FSK-së dhe tre autoambulanca të tjera nga sektori shëndetësor.

Edhe javën e kaluar qeveria kosovare ofroi ndihmë duke dërguar efektiva të FSK-së të cilët kanë ndihmuar në shpërndarjen e ndihmave në zonat e përmbytura.

Top Channel