Policia e Kosovës është e gatshme për të ruajtur rendin dhe sigurinë më 12 dhjetor në rajonin e Mitrovicë, në ditën kur do të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.

Zëdhënësi policisë rajonale në Mitrovicë, Besim Hoti ka konfirmuar për Radio Kosovën se në veri të Kosovës, në komunat Leposavic, Zveçan dhe Zubin Potok, si dhe në veri të qytetit të Mitrovicës, do të ketë gjithsej 21 vendvotime prej të cilave tetë do të jenë statike dhe 12 të lëvizshme.

Sipas tij, Policia po bën të gjitha përgatitjet për të siguruar mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në të gjitha këto vendvotime.

Edhe pjesëtarë të KFOR-it dhe të Policisë së EUELX-it do të jenë në këtë pjesë në Kosovës për të siguruar mbarëvajtjen e zgjedhjeve, edhe pse strukturat paralele të serbëve në këto komuna janë kërcënuar se nuk do të lejojnë hapjen e vendvotimeve.

Top Channel