PDK dhe LDK vazhdojnë fushatën e tyre elektorale. Kryeministri Thaçi premtoi hapjen e një universiteti publik në Gjakovë, ndërsa LDK deklaron se nuk premton investime të cilat nuk mund të realizohen.

Kryeministri dhe kryetari i PDK-së, premtoi para elektoratit gjakovar hapjen e një universiteti publik.

“Do të angazhohem për ndërtimin e shtetit tonë demokratik, e unë kam besim se Gjakova do të jetë shembull i mobilizimit e angazhimit dhe votës për PDK. Ne kemi vendosur që nga tetori i vitit të ardhshëm të hapim Universitetin e Gjakovës”, deklaroi Thaçi në fjalën e tij.

LDK zgjodhi Prizrenin si ndalesën e radhës elektorale. Para simpatizantëve e mbështetësve, kreu i kësaj partie, Isa Mustafa premtoi zhvillim ekonomik e integrim të Kosovës në BE.

“Ne koalicionin duhet ta bëjmë me ju sepse ju na jepni votën e ne do të përmbushim të gjitha detyrimet, angazhimet e premtimet që u japim sot”, deklaroi kreu Mustafa. 

Top Channel