Kosova rrezikon të humbasë ndihmën e ardhshme nga BE për shkak se nuk ka arritur të realizojë plotësisht marrëveshjen e nënshkruar me FMN-në.

Lajmin e bën të ditur e përditshmja kosovare “Koha Ditore”, e cila iu referohet burimeve pranë Unionit, të cilat gjithësesi kanë preferuar të mbeten anonime.

Duke komentuar me rezerva situatën e fundit politike në Kosovë, e në vecanti premtimet e politikanëve në fushatë, burimet kanë theksuar se Kosova nuk ka ende mjete për t’i realizuar ato.

Ndërsa duke folur pa rezerva lidhur me marrëveshjen me FMN-në, burimet theksojnë se Kosova do të humbë këstin e dytë prej 20 milionë eurosh dhe mund të rrezikojë edhe asistencën e ardhshme të BE.

Top Channel