Autoritetet serbe kanë përsëritur qendrimin e tyre që bisedimet me palën kosovare të fillojnë brenda fundit të vitit 2010.

Sipas sekretarit të shtetit në Ministrinë serbe për Kosovën, Oliver Ivanovic, ka shumë mundësi që një takim paraprak mes autoriteteve serbe dhe kosovare të mbahet në gjysmën e dytë të dhjetorit.

“Ka shumë mundësi që një takim mes udhëheqësve të Serbisë dhe Kosovës të mbahet në pjesën e dytë të dhjetorit, pak ditë pasi të jetë mbyllur procesi i zgjedhjeve të parakohshme”, ka deklaruar Ivanovic.

Ai ka theksuar se bisedimet do të jenë të gjata dhe ka paralajmëruar se Beogradi do t’i ndërpresë ato nëse pala shqiptare nuk tregon seriozitet.

Ivanovic ka shtuar më tej se cështja e personave të zhdukur mund të jetë tema e parë që do të diskutohet mes palëve.

Top Channel