LDK ka hedhur poshtë akuzat e PDK-së se ka organizuar trazirat mbrëmjen e djeshme në lagjen “Kodra e Trimave”, ku kryeministri Thaci do të mbante një fjalim.

Sekretari i përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri ka refuzuar kategorikisht akuzat se incidenti u organizua nga aktivistë të kësaj partie.

“Këto akuza absolutisht nuk qendrojnë. Jemi të habitur se si dikush mund të thotë se incidentin e kanë organizuar aktivistë të degës së LDK-së”, ka deklaruar Beqiri.

Ai ka theksuar se LDK distancohet nga ngjarje të tilla që nuk i bëjnë mirë Kosovës, duke theksuar se në rend të parë kjo parti ka kulturën dhe mirësjelljen.

Ditën e djeshme, në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë, persona të paidentifikuar goditën me gurë ndërtesën nga e cila kryeministri Hashim Thaci do të mbante një fjalim.

Top Channel