Kryeministri në ikje i Kosovës, Hashim Thaci gjatë fushatës elektorale në Istog ka premtuar anëtarësimin e vendit në OKB nëse i jepet një mandat tjetër 4-vjecar.

Gjatë një tubimi me qytetarët, Thaci ka premtuar sërish heqjen e vizave, integrimin në strukturat euro-atlantike, si dhe rritjen e pagave për të gjithë sektorët.

Ai është shprehur se, pavarësisht se PDK nuk ka qeverisur dot Istogun, i njohur si bastion i LDK-së, ka bërë më shumë investime se cdo qeveri tjetër.

Kryeministri ka shtuar më tej se, nëse fiton zgjedhjet partia e tij nuk do të bëjë koalicion me partitë që braktisën qeverinë.

Më pas, bashkë me eksponentët e tjerë të partisë së tij, Thaci ka vazhduar fushatën elektorale në Gjakovë.

Top Channel