Prokurorët e misionit të BE-së për sundim të ligjit, EULEX, brenda dy vjetëve të veprimit në Kosovë kanë arritur të finalizojnë vetëm 10 për qind të cështjeve që kanë marrë në përgjegjësi.

Sipas gazetës “Zëri”, në dhjetor të vitit 2008, prokurorët e EULEX-it kanë marrë përsipër 561 dosje, ndërsa deri në nëntor të këtij viti, kanë arritur që të shqyrtojnë vetëm 58 aktakuza.

Nga dinamika e deritashme del se EULEX-it i duhen së paku edhe nëntë vjet për t’i realizuar planet fillestare, ndërsa kur i shtohen viteve në vijim edhe lëndët e reja, atëherë prokurorët e EULEX-i mund të konsiderohet tepër të ngathët.

Top Channel