Krasniqi: Besojmë në zgjedhje të lira dhe të drejta

06/12/2010 12:45

Ushtruesi i detyrës së presidentit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi u takua sot me një delegacion të Rrjetit Evropian të Organizatave Evropiane për Monitorimin e Zgjedhjeve,  i cili do të monitorojë procesin zgjedhor të zgjedhjeve të 12 dhjetorit.

Sipas Telegraf, ky rrjet do të ketë gjithsej 170 vëzhgues në ditën e zgjedhjeve.

“Ne besojmë dhe shpresojmë se këto zgjedhje do të jenë edhe të lira, edhe të drejta edhe të ndershme. Na vjen mirë që rrjeti i organizatave ENEMO do të jetë prezent në Kosovë, do të japë vlerësimin e vet edhe të periudhës parazgjedhore, por edhe të ditës së zgjedhjeve. Ne presim dhe dëshirojmë që gjithçka të shkojë sipas asaj që e parasheh ligji dhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës”, tha Krasniqi.

Top Channel