Më në fund edhe kosovarët do të kenë targat për automjetet e tyre me logon e Republikës së Kosovës. Targa e vjetër e vendosur nga UNMIK-u do të zëvendësohet nga janari i vitit 2011.

Por autoritetet serbe deklarojnë se nuk do t’i njohin këto targa, duke sjellë edhe reagimin e Prishtinës zyrtare.

“Nëse ata nuk pranojnë në asnjë mënyrë, atëherë ne do të shkojmë në reciprocitet. Edhe ne nuk do të pranojmë tabelat e tyre”, ka deklaruar ministri i Brendshëm, Bajram Rexhepi.

Por serbët kundërshtojnë duke thënë gjithashtu se ka probleme të mëdha ekonomike për të zgjidhur para targave.

“Ne kemi shumë cështje të tjera prioritare si papunësia dhe ekonomia. Tabelat do të zgjidhin këto cështje? Nuk e kuptoj përse kjo rrëmujë me targat e reja”, ka deklaruar Bojan Stojanovic.

Top Channel