Kreu i qeverisë maqedonase, Nikolla Gruevski ka deklaruar se në Maqedoni do të mbahet një referendum për cështjen e emrit.

Gruevski është shprehur se në këtë mënyrë, qytetarët do të jenë ata që do të sugjerojnë një emër tjetër për shtetin e tyre.

Gruevski ka theksuar se Maqedonia nuk dëshiron të tërhiqet nga emri i saj, ndërkohë që ka nënvizuar se mirëpret ndërmjetësimin e Serbisë me Greqinë.

“Por me këtë nuk dëshiroj të përzjej qendrimin e Serbisë ndaj kontestit të emrit me qendrimin e Maqedonisë ndaj raporteve Prishtinë-Beograd”, ka deklaruar Gruevski.

Top Channel