Bisedimet ndërmjet Prishtinës e Beogradit, për siç vlerësohet çështjet teknike të interesit të përbashkët, nuk do të mund të fillojnë përpara krijimit të institucioneve të reja të Kosovës, që do të dalin nga zgjedhjet e jashtëzakonshme të dhjetorit të këtij viti.

Zyrtarë të BE-së thonë se nuk presin që bisedimet të fillojnë nga fundi i këtij viti, pavarësisht njoftimeve të mediave në Beograd për mundësinë e takimit të nivelit të lartë më 18 dhjetor.

Zyrtarët i thanë BBC-së se po bëhen përgatitje në vazhdimësi për fillimin e dialogut, që është cilësuar si i rëndësishëm për paqen, qëndrueshmërinë dhe sigurinë në rajon.

Prishtina e Beogradi kanë shprehur gatishmërinë e tyre për fillimin e bisedimeve, por të dyja palët nuk kanë hequr dorë nga qëndrimet e tyre për çështjet që do të diskutohen.

Top Channel