Përleshje mes forcave të policisë dhe grupeve të të rinjve janë regjistruar në Athinë, gjatë një marshimi përkujtimor për vrasjen e 15-vjecarit Aleksis Grigoropulos nga policia 2 vjet më parë.

Sipas raportimeve të agjencive greke të lajmeve, shumica e pjesëmarrësve në kortezh kanë marshuar në mënyrë paqësore, por mes tyre ka pasur edhe grupime që kanë qëlluar me gurë policinë, si dhe vitrina dyqanesh.

Autoritetet helene kishin vendosur mbi 5 mijë agjentë përgjatë rrugëve të Athinës për të mbikëqyrur pjesëmarrësit në këtë marshim, që u mbyll me disa minuta heshtje në vendin ku u vra Grigoropulos.

Top Channel