Nga Suhareka ku AAK dhe lista “LDK-Ibrahim Rugova” mbajtën takimin e radhës me elektoratin, kreu i listës “LDK-Ibrahim Rugova”, Ukë Rugova akuzoi LDK se po keqpërdor emrin e presidentit të ndjerë dhe liderit historik të LDK-së, Ibrahim Rugovës.

Ukë Rugova tha se partia e Isa Mustafës prej kohësh është shkëputur nga filozofia e Ibrahim Rugovës, filozofi kjo e cila, sipas tij tashmë bartet nga AAK dhe lista “LDK-Ibrahim Rugova”, në aleancë me njëra-tjetrën.

Në Suharekë foli edhe Bujar Bukoshi, politikani i cili ndodhej në vendlindjen e tij. Bukoshi tha se nën udhëheqjen si kryeministër të Ramush Haradinajt Kosovës do t’i rikthehet shteti ligjor e funksional.

Top Channel