Thaçi premton uljen e TVSH, Mustafa qeverinë më të mirë

05/12/2010 21:30

Ndërsa ka mbetur edhe një javë nga zhvillimi i zgjedhjeve të 12 dhjetorit, fushata elektorale vazhdon me intensitet në të gjithë Kosovën.

Partia Demokratike, prezantoi sot, atë që e cilësoi si “strategjia e re stimuluese për zhvillimin e qendrueshëm ekonomik”. Kryetari Hashim Thaçi premtoi subvencionimin e agrobiznesit dhe uljen e taksave doganore dhe TVSH-së.

Ndërsa rivali i tij kryesor, kryetari i Lidhjes Demokratike, Isa Mustafa, gjatë një takimi në Prishtinë u shpreh se nuk ka ndërmend të premtoje mrekullira si z. Thaçi, por do të krijojë qeverinë më të mirë që vendi ka pasur ndonjëherë.

Top Channel