Izrael, zjarret nën kontroll

05/12/2010 18:50

Autoritetet izraelite njoftuan ditën e dielë se vatrat më të mëdha të zjarreve që kanë përfshirë veriun e vendit.

Njoftimi i autoriteteve ka ardhur në të njëjtën periudhë kohore kur kryeministri Netanjahu mblodhi kabinetin në zonat e prekura nga zjarret vdekje prurëse ku kërkoi me tone të ashpra ndaj vartësve të tij masat të menjëhershme për vënien në kontroll të zjarreve.

“Nuk dua burokraci. Dua që proçesi i shuarjes së zjarrit të shkurtohet, të mobilizohen të gjitha mjetet e njerëzit e mundshëm, dua që gjithçka të përfundojë sa më shpejt”, u shpreh Netanjahu në mbledhjen e kabinetit qeveritar.

Zjarret që shpërthyen ditën e enjte në Izrael shkaktuan 41 të vdekur dhe mbi 17 të plagosur.

Top Channel