Irak: Task force për të krishterët
05/12/2010 18:20
Autoritetet irakiane vendosën krijimin e një komisioni parlamentar dhe të një task force për mbrojtjen e të krishterëve në vend.
Lajmi konfirmohet nga kryeministri, Nuri Al Maliki gjatë një takimi me Ministrin e Jashtëm italian, Franko Fratini, i cili ndodhej në Bagdad për të inauguruar rezidencën e re të ambasadës italiane në kryeqytetin irakian.
Masa e ndërmarrë nga Iraku ka ardhur pas një serie sulmesh kundër të krishterëve në vend, ku me tragjiku rezultoi ai ndaj një kishe të mbushur plote me besimtarë ku gjetën vdekjen më shumë se 40 persona.
Top Channel