Assange kërkon “kokën” e Obamës

05/12/2010 21:50

Themeluesi i Ëikileaks, Julian Assange ka kërkuar dorëheqjen e presidentit Obama në rast se ai ka patur dijeni për spiunimet e OKB-së.

“Barak Obama duhet të na sqarojë nëse ka patur dijeni për këtë urdhër të jashtëligjshëm. Nëse refuzon të deklarohet për këtë, ose në rast se ekzistojnë prova që tregojnë se ai ka qenë në dijeni, atëherë ai duhet të dorëhiqet”, u shpreh në një intervistë online me El Pais, Julian Assange.

Assange më herët pati kërkuar edhe dorëheqjen e Sekretares së Shtetit Hillari Klinton të cilët e quajti përgjegjëse të drejtpërdrejtë të urdhërit të spiunimit të OKB-së.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA