Shefi i UNMIK-ut, Lamberto Zanier dhe i dërguari i Kombeve të Bashkuara në Serbi, Andreë Gilmor do të jenë kontaktet e OKB-së në dialogun Serbi-Kosovë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Zanier, i cili ka saktësuar se emërimi i tij në këtë pozicion është bërë nga sekretari i përgjithshëm Ban Ki Moon, pas një kontakti me shefen e Politikës së Jashtme të BE, Catherine Ashton.

Në këtë drejtim, ka deklaruar Zanier, ai dhe Gilmor i kanë sugjeruar BE-së problemet që duhet të zgjidhen përmes negociatave.

Dialogu i ri mes Prishtinës dhe Beogradit pritet të nisë vitin e ardhshëm, pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 12 dhjetorit.

Top Channel