Vazhdon me intensitet fushata për zgjedhjet e 12 dhjetorit në Kosove. Dy partite kryesore, Partia Demokratike dhe Lidhja Demokratike, zhvilluan takimet e radhës me elektoratin dhe mbështetësit e tyre në Malishevë, Rahovec e Ferizaj.

Në këto manifestime liderët politike bënë të njohur programet e tyre për qeverisjen e ardhshme të vendit, por nuk munguan edhe akuzat e ndërsjellta.

PDK në ditën e tretë të fushatës është ndalur në Komunën e Malishevës dhe të Rahovecit, ku kreu Thaçi u premtoi simpatizantëve rritje pagash për punonjësit e shëndetësisë dhe arsimit. Thaçi premtoi gjithashtu investime të rëndësishme në mandatin e ardhshëm.

Ndërkohë kreu i LDK-së, Isa Mustafa u ndal në Ferizaj ku para simpatizantëve i quajti të pavërteta dhe mashtrime deklaratat e kreut të PDK-së, Hashim Thaçi për rritje të pagave sepse sipas tij këto rritje nuk janë parashikuar në buxhetin për vitin 2011.

Top Channel