Numri dy i misionit EULEX, Andy Sparks ka deklaruar se luftimi i fenomeneve negative si krimi dhe korrupsioni varen nga situata politike në Kosovë.

Në një intervistë për të përditshmen “Koha Ditore”, Sparks ka kërkuar më shumë vullnet nga autoritetet dhe institucionet kosovare për të luftuar korrupsionin.

“Cdokush duhet të pyesë veten: nëse të gjithë janë kundër korrupsionit, atëherë si është e mundur që ai ekziston?”, është shprehur Sparks.

I pyetur për hetimet që po kryen misioni EULEX, në vecanti për ato që kanë të bëjnë me zyrtarë të lartë, ish-ambasadori britanik ka nënvizuar se duhet kohë që të dalin rezultatet.

Megjithatë, ai ka theksuar se deri tani nuk ka prova që të tregojnë se cështje si ajo e Fatmir Limajt, apo ajo e Nazim Bllacës, po dështojnë.

Top Channel