Spanjë, rihapet hapësira ajrore

04/12/2010 17:10

Hapësira ajrore e Spanjës është rihapur pasi kontrollorët e fluturimit, që kishin hyrë në grevë prej të premtes në mbrëmje, janë kthyer në vendet e tyre të punës.

Me shpalljen e gjendjes së alarmit nga ana e qeverisë, ata rrezikonin punën.

Greva e tyre kishte shkaktuar anulimin e qindra fluturimeve dhe ka mbipopulluar aeroportet.

Për ministrin e Transporteve, José Blanco, kthimi në normalitet duhet të ndodhë nga 24 në 48 orë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA