Spanjë, aeroportet në duart e ushtrisë
04/12/2010 04:00
Kryeministri spanjoll Zapatero firmosi urdhërin për kalimin e hapësirës ajrore të vendit nën komandën e ushtrisë e cila do të rivendosë rregull në fluturimet ajrore.
Vendimi i Zapateros ka ardhur pas grevës së kontrollorëve të aeroporteve, grevë kjo që paralizoi lëvizjen në vend dhe la të bllokuar për orë të tëra rreth 250 mijë pasagjerë në terminalet e vendit.
Kontrollorët protestojnë për masat e ndërmarra nga qeveria për rritjen e taksave dhe uljen e shpenzimeve.
Më herët Ministri i Transporteve, Blanko e quajti grevën e kontrollorëve të jashtëligjshme dhe se veprimi i tyre kishte marrë peng udhëtarët e thjeshtë. Ai ishte i pari që kërkoi ndërhyrjen e ushtrisë për normalizimin e situatës.
Top Channel