SHBA, papunësia godet sërish

04/12/2010 14:30

Papunësia në SHBA është rritur në kuotën 9.8 për qind në muajin nëntor, që përbën edhe taksën më të lartë që prej muajit prill.

Shifrat, të bëra publike nga Departamenti amerikan i Punës, hedhin dyshime mbi fuqinë e rimëkëmbjes ekonomike të vendit.

Numri i vendeve të reja të punës të krijuara në muajin e kaluar, sipas të njëjtit institucion, ka qenë 39 mijë, më pak nga parashikimet e analistëve.

Në tetor vendet e reja të punës ishin 172 mijë. Analistët janë të shqetësuar se niveli i lartë i papunësisë po minon rimëkëmbjen ekonomike.

Lajmi, i publikuar para ziles që sinjalizon hapjen e Wall Street, shkaktoi rënien e menjëhershme të treguesve në bursën Dow Jones.

Top Channel