Persona të paidentifikuar kanë sulmuar mbrëmjen e djeshme zyrën e ambasadës së Republikës së Kosovës në Paris.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat ballkanase, sipas të cilave autorët kanë dëmtuar pllakatin e ambasadës dhe dyert e saj, duke shkruar mbi to parulla serbe.

Sipas burimeve, policia franceze ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të bërë verifikimet dhe nga hetimet e para dyshohet që dëmtimi të jetë kryer nga ekstremistë serbë.

Ky është rasti i dytë i sulmit të një selie diplomatike kosovare brenda një periudhe të shkurtër, pas djegies së flamurit kosovar në ambasadën në Romë.

Top Channel