Meksikë, kapet adoleshenti vrasës

04/12/2010 16:10

Edgar Himenez eshte 14 vjec, por jeta e tij nuk eshte aspak ajo e nje adoleshenti te zakonshem. Ky i ri eshte anetar i nje karteli droge ne Meksike dhe sic tregoi dhe vete para kamerave, ka vrare me doren e tij kater persona, duke u prerë fytin.

Himenez ka nenshtesine amerikane dhe u arrestua bashke me dy motrat e tij, gjithashtu anetare te kartelit, ndersa tentonin te largoheshin qe te tre per ne shtetet e bashkuara. “El ponchis” sic njihet ndryshe, pushtoi titujt e gazetave vendase muajin e kaluar, kur dolen ne drite raporte per vrasjet e tij makabre, bashke me fotografite qe e tregonin te pozonte me arme ne duar, me lende narkotike dhe viktimat aty prane.

Por Himenez pretendon se ishte ai vete viktime e fatit. “Nuk doja ta beja,- perserit 14 vjecari.- Isha nen efektin e marihuanes, nuk kuptova gje. Lideri i kartelit, El Negro, me ka droguar qe 11 vjec e me vone, me detyroi te vrisja, ose ne te kundert, do te vritesha vete”.

Edgar Himenez eshte vetem nje nga ushtria e madhe e te miturve qe bandat e narko-trafikut ne Meksike kane rekrutuar per te bere punet e tyre te pista. Ai eshte shembulli shqetesues i adoleshenteve qe terhiqen ne luftrat e dhunshme te karteleve me njeri-tjetrin dhe me qeverine. Vrasjet e kryera nga te miturit ne Meksike sa vjen e shtohen. E madje ka raste, sic jane shenuar ne qytetet me te egra, Ciudad Juarez dhe Tijuana, ku prinderit vete tregojne se deri edhe femije 8 vjec kerkojne te behen pjese e bandave e te kthehen ne lorde droge kur te rriten, te joshur nga pasurite dhe emocionet qe mendojne se do te sjelle nen jeten e tyre bota e trafikimit.
 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA