Reshjet e dendura të shiut kanë përmbytur edhe Maqedoninë, duke prekur në vecanti rajonin e Tetovës.

Sipas raportimeve të mediave maqedonase, në një zonë të këtij rajoni janë përmbytur 20 shtëpi dhe rreth 500 hektarë tokë.

Sipas burimeve, vërshimet ndodhën pasi lumi Vardar doli nga shtrati, duke mbuluar pjesën më të madhe të fshatit Raotincë.

Ndërkohë, autoritetet lokale druhen se reshjet e vazhdueshme të shiut mund të shkaktojnë daljen nga shtrati edhe të lumit Treska.

Burimet shtojnë më tej se shiu i dendur ka shkaktuar probleme edhe në linjat hekurudhore, duke prekur vecanërisht pjesën perëndimore të Maqedonisë.

Top Channel