Ditën e zgjedhjeve në veri të Kosovës do të jenë të pranishëm 1 mijë policë, të cilët do të kujdesen për sigurinë në ato qendra votimi ku siguria konsiderohet e brishtë.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat kosovare, sipas të cilave prania e këtyre agjentëve është pjesë e një plani operativ të hartuar nga Policia e Kosovës, në bashkëpunim me EULEX-in dhe KFOR-in.

Sipas burimeve, të cilat citojnë zëdhënësin e policisë Besim Hoti, agjentët kosovarë do të jenë në vijën e parë, ndërsa ata të EULEX do të kenë detyrë mbështetëse.

Nga ana tjetër, komandanti i KFOR-it ka deklaruar se trupat e tij do të kontribuojnë për sigurinë, por duke qendruar të fshehura.

Top Channel