Irani: Epoka e bombës atomike ka marrë fund

04/12/2010 12:40

Ministri i Jashtëm iranian Manoucher Mottaki ka mbrojtur të drejtën e vendit të tij për të pasuruar uraniumin, duke theksuar se ky proces ka vetëm qëllime paqësore.

“Epoka e bombës atomike ka marrë fund. Vendet që zotërojnë armë bërthamore duhet të ndjekin këtë parullë: energji bërthamore për të gjithë, armë bërthamore për askënd”, ka deklaruar Mottaki.

Shefi i diplomacisë iraniane ka shtuar më tej se Teherani nuk ka ndërmend të prodhojë dhe aq më tepër të sulmojë fqinjët e tij myslimanë me një bombë atomike.

Ndërkohë, sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton i ka bërë thirrje sot Iranit që të jetë i pranishëm në bisedimet 5+1 që do të zhvillohen javën e ardhshme.

Top Channel