Kryeministri kosovar Hashim Thaci ka deklaruar se Kosova do ta ndihmojë Shqipërinë me të gjitha mjetet që ka në dispozicion.

Thaci ka deklaruar se po ndjek me vëmendje situatën e krijuar në Shqipëri nga përmbytjet dhe ka bërë të ditur se është në kontakt të vazhdueshëm me homologun e tij Sali Berisha.

“Qeveria e Kosovës do t’i ndihmojë me të gjitha mjetet autoritetet shqiptare për kapërcimin e situatës së krijuar në Shkodër. Këto janë momente kur të gjithë shqiptarët duhet të jenë të bashkuar”, thuhet në një komunikatë të zyrës së kryeministrit.

Në dokumentin në fjalë thuhet gjithashtu se trupat e FSK-së kanë mbërritur në veri të Shqipërisë dhe po japin ndihmën e tyre.

Top Channel