Ministri i Jashtëm qipriot, Markos Kiprianou ka deklaruar se qendrimi i vendit të tij ndaj cështjes së Kosovës nuk do të ndryshojë.

“Kosova është pjesë e Serbisë, që administrohet në bazë të rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, ka pohuar Kiprianou.

Deklaratën e tij, ministri e bëri në fillim të një vizite në Serbi, ku shprehu shpresën e tij për fillimin sa më shpejt të bisedimeve mes Prishtinës dhe Beogradit.

Qiproja, bashkë me Spanjën, Greqinë, Rumaninë dhe Sllovakinë përbëjnë pesëshen e vendeve anëtare të BE që nuk kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës.

Top Channel