Presidenti i përkohshëm i Kosovës, Jakup Krasniqi ka shprehur besimin e tij se në zgjedhjet e 12 dhjetorit qytetarët kosovarë do të jenë të lirë të shprehin vullnetin e tyre.

Megjithatë, ai nuk e ka përjashtuar mundësinë që individë të caktuar të cënojnë rrjedhën e procesit.

Në këtë drejtim, Krasniqi u ka bërë thirrje serbëve të Kosovës, në vecanti atyre në veri, që të heqin dorë nga politikat “grindavece” që ndëshkohen me ligj.

“Ndoshta atmosfera parazgjedhore në Kosovë këtë herë, për shkak të kohës së kufizuar që imponojnë zgjedhjet e parakohshme, ka filluar të ndihet më herët. Por ajo është një atmosferë mjaft e mirë dhe e qendrueshme”, ka deklaruar Krasniqi.

Më tej Krasniqi i ka cilësuar si të pabaza akuzat e opozitës, se ka shkelur Kushtetutën duke mbajtur njëkohësisht postin partiak dhe atë të presidentit.

Top Channel