Nazim Bllaca, personi që është vetëdeklaruar si ish-agjent i SHIK-ut, mbrohet rregullisht nga agjentët e policisë, që kur u lirua nga arresti i shtëpisë.

Një patrullë e EULEX mbikëqyr banesën e tij dhe madje i ka këshilluar Bllacës që të kufizojë lëvizjet jashtë shtëpisë dhe daljet në media.

Kohë më parë Bllaca deklaroi se si ish-agjent i SHIK-ut ka kryer një vrasje dhe ka marrë pjesë në vepra të tjera kriminale si zhvatje e shantazhe, të kryera pas vitit 1999.

Lidhur me deklaratat e tij, policia e misionit evropian për rendin dhe ligjin po heton 10 persona, të dyshuar se janë përfshirë në këto afera.

Top Channel