Ministri i Jashtëm maqedonas, Antonio Milloshoski ka kërkuar ndihmën e Greqisë për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit mes Maqedonisë dhe BE-së.

Milloshoski i ka dërguar një letër homologut të tij grek, Drucas, ku i kërkon mbështetje për nisjen sa më parë të negociatave.

“Kërkoj mbështetjen tuaj për sjelljen e vendimit për fillimin e negociatave për anëtarësimin. Maqedonia po hyn në vitin e dytë pa përfituar datën për fillimin e negociatave, pavarësisht rekomandimit pozitiv për nisjen e tyre”, është shprehur Milloshoski në letrën e tij.

Greqia mban peng nisjen e negociatave të anëtarësimit dhe integrimin e Maqedonisë në NATO pasi nuk pranon emrin e saj kushtetues.

Top Channel