Politikani serb, Vuk Drashkovic ka deklaruar se bisedimet e ardhshme mes Serbisë dhe Kosovës duhet të jenë të shkurtra dhe të sinqerta.

Sipas tij, në to nuk duhet të përsëritet strategjia “e gabuar” shtetërore për Kosovën që është ndjekur në 10 vitet e fundit.

“Si shtet jemi në rrezik të madh nëse lejojmë që ekspertët të eksperimentojnë sërish strategjinë shtetërorë për Kosovën, që i kthen bisedimet në binarët e vjetër”, ka pohuar Drashkovic.

Ai ka shprehur pakënaqësinë e tij ndaj paralajmërimeve se këto bisedime Beogradi do t’i trajtojë si bisedimet e para të zhvilluara në Vjenë, në tentativë për të gjetur një zgjidhje për cështjen e statusit.

“Ky është një rrezik i madh. Personalisht mendoj se bisedimet duhet të jenë të shpejta dhe të sinqerta”, ka nënvizuar Drashkovic. Ai ka shtuar më tej se Jeruzalemi i Serbisë në Kosovë janë kishat, manastiret dhe përmendoret shpirtërore.

Top Channel