Kryetari i PDK-së, Hashim Thaci, gjatë një tubimi në Skënderaj ka deklaruar sërish se, nëse fiton një mandat të dytë do të realizojë lëvizjen e lirë brënda 15 muajve.

Madje, gjatë fjalimit të tij Thaci ka shprehur edhe ambicjen që qytetarët kosovarë të lëvizin të lirë edhe drejt Shteteve të Bashkuara.

“Në Kosovë ka njerëz që partinë e vendosin para vendit, por për PDK-në është e kundërta, së pari Kosova dhe pastaj partia”, ka pohuar Thaci.

Në përfundim të fushatës kryeministri në ikje u ka bërë thirrje simpatizantëve të PDK-së që të angazhohen për një fushatë të qetë dhe demokratike.

Top Channel