Qeveria serbe vendosi një muzikant si kryetar të delegacionit për bisedimet me Prishtinën.

Borko Stefanoviç, baterist i një grupi punk, u përzgjodh si njeriu që do të drejtojë negociatat e rëndësishme me Kosovën vitin e ardhshëm, duke shkaktuar jo pak habi në Beograd dhe jo vetëm.

Gjithësesi emri i Borko Stefanoviç, edhe pse ka sjellë habi tek analistët vendas, nuk pritet të sjellë ndryshime në bisedimet mes Serbisë dhe Kosovës, pasi kushtetuta serbe nuk lë vend për lëshime ndaj politikanëve duke e përcaktuar Kosovën si Serbi.

Stefanoviç njihet si person i afërt me Ministrin e Jashtëm Jeremiç.

Top Channel