Komiteti i Helsinkit në Serbi u ka bërë thirrje serbëve të Kosovës që të marrin pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të zhvillohen në këtë vend.

“Serbët e Kosovës mund dhe duhet të dalin në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Kosovë”, ka deklaruar drejtori i Komitetit të Helsinkit, Ivan Kuzminovic.

Gjatë një vizite në Cagllavicë, Kuzminovic është shprehur se pakica serbe nuk duhet të ketë frikë nga ndonjë reagim negativ nga ana e autoriteteve në Beograd.

Top Channel