Kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski ka deklaruar se ndërhyrja e strukturave të policisë në ambjentet e televizioni A1 është keqpërdorur nga partitë e opozitës.

“Ishte një keqpërdorim i situatës. Ishte një tentativë për manipulim, që qytetarët të mendonin se organi mediatik po rrethohet nga policia”, ka pohuar Gruevski.

Sipas tij, kjo nuk është një befasi pasi partia opozitare LSDM ka tentuar edhe më parë të manipulojë qytetarët.

Ndërkohë, kryetari i kësaj partie, Branko Cervenkovski ka deklaruar se nuk mbështet me asnjë formë pronarin e televizionit A1, Velija Ramokovski.

“LSDM nuk e mbron dhe nuk qendron prapa Velija Ramokovskit. Nëse ky person ka shkelur ligjin, atëherë të përgjigjet para drejtësisë”, ka pohuar Cervenkovski.

Top Channel