Policia greke ka përdorur sot gaz lotësjellës gjatë përleshjeve që ka patur me qindra studentë, të cilët kanë protestuar në sheshin e Athinës.

Lajmin e bëjnë të ditur agjencitë greke, sipas të cilave mbi 1 mijë të rinj kanë tentuar të përcajnë kordonet e policisë për të arritur selinë e ambasadës greke.

Më manifestimin e tyre, studentët grekë janë solidarizuar me ata britanikë, që javën e kaluar kanë protestuar kundër rritjes së taksave dhe shkurtimit të shpenzimeve në sektorin e arsimit.

Mediat greke raportojnë më tej se gjatë protestës forcat e rendit kanë arrestuar tre demostrues.

Top Channel