Shefi i Zyrës Civile Ndërkombëtare në Kosovë, Peter Feith, deklaroi se pas zgjedhjeve të 12 dhjetorit Kosova ka nevojë për formimin e një qeveri te pastër.

Feith, sipas Telegraf, tha se bisedimet mes Prishtinës e Beogradit do të mund të nisin pas formimit të qeverisë së re.

Sipas tij, se situata në veri të Kosovës vazhdon të jetë sfida kryesore për institucionet e Kosovës dhe ato ndërkombëtare.

Feith shtoi ndër të tjera se kosovarët janë të zhgënjyer që kanë mbetur të vetmit të rajon pa mundësi për të udhëtuar pa viza në vendet e BE-së.

Top Channel