Përfaqësuesi i BE-së në Kosovë, Piter Feith ka deklaruar sot në Bruksel se ka mbetur i habitur nga deklarata e presidentit serb Boris Tadic, se Serbia do të ndërpresë bisedimet nëse në Kosovë vihen re ndryshime të situatës në terren.

Duke folur në komitetin e politikës së jashtme të Parlamentit Evropian, Feith është shprehur shumë i cuditur nga kjo deklaratë, pasi sipas tij ndryshimin e situatës në terren e bëjnë qytetarët dhe jo qeveritë.

“Qendrimi i BE është se, nëse qytetarët shprehen pro ndryshimeve demokratike, në këtë rast në veriun e Kosovës, atëherë këtë nuk duhet ta pengojë asnjë qeveri”, ka pohuar Feith.

Presidenti Tadic, në samitin e OSBE-së që po zhvillohet në Pakistan, deklaroi se Serbia pret që të mos ketë përpjekje për ndryshimin e realitetit në terren gjatë kohës që zhvillohen bisedimet, ndryshe ajo do t’i ndërpresë ato.

Top Channel