Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka deklaruar se është kategorikisht kundër ndarjes së Kosovës dhe ndryshimit të kufijve në Ballkan.

“Me pavarësinë e Kosovës cështja e kufijve në Ballkan është mbyllur përfundimisht. Shqipëria dhe Kosova do të bashkohen në kuadër të vlerave të përbashkëta të BE-së”, ka pohuar Berisha për gazetën zvicerane “Tages-Anzeiger”.

I pyetur për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Serbisë, kryeministri ka theksuar se qeveria e tij ka vullnetin e duhur për t’i përmirësuar ato.

“Ne jemi të gatshëm për përmirësimin e raporteve me këtë vend, të cilat historikisht kanë qenë të ngarkuara”, është shprehur Berisha.

Më tej ai ka shtuar se shqiptarët që jetojnë në Mal të Zi, Serbi dhe vecanërisht në Maqedoni duhet të trajtohen si të barabartë.

Top Channel