Shefi i UNMIK-ut, Lamberto Zanier deklaroi se Kombet e Bashkuara e përkrahin procesin politik të dialogut të ardhshëm midis Prishtinës dhe Beogradit dhe se do të marrin pjesë në këtë dialog.

Zanier ka theksuar se në kontekst të dialogut të ardhshëm është me rëndësi të shqyrtohen të gjitha çështjet thelbësore për popullatën lokale dhe se misioni i OKB-së në Kosovës përkujdeset që këto çështje të përfshihen në dialog.

“Natyrisht kjo cështje është me shumë rëndësi, sepse unë vazhdimisht dorëzoj raporte në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për situatën dhe po përpiqemi që të përgatisim mirë planin e ardhshëm të bisedimeve”, është shprehur Zanier gjatë një takimi me kryetarin e komunës së Zveçanit, Dragisha Milovic.

Top Channel