Djali i ish-presidentit Ibrahim Rugova, që është shkëputur nga LDK, zhvilloi të martën një takim me të rinj ku diskutoi mbi situatën politike.

Ukë Rugova la të kuptohet se pas zgjedhjeve të 12 dhjetorit ku ai do të garoje me listën e tij tashmë të njohur, mund të nisë bisedimet me lidershipin e LDK për një rikthim të mundshëm dhe për vazhdimin e reformave.

“Siç po flitet këto ditë, zyrtarë të LDK-së kanë dyert e hapura, për mua personalisht, unë u them atyre se jam i gatshëm me u kthy në LDK dhe të vazhdojmë reformat ashtu siç duhet. Pas zgjedhjeve dhe pas përkrahjes së listës së LDK-së do të krijohen kushtet për të biseduar”, tha, Ukë Rugova.

Siç raporton KosovaPress Ukë Rugova do të futet në bisedime me LDK pas zgjedhjeve të 12 dhjetorit.

I pyetur se pse Lista-Ibrahim Rugova është pjesë e AAK-së, Ukë Rugova tha se kjo listë në fakt është pjesë e LDK-së edhe pse në KQZ është e regjistruar nën siglën e AAK-së, Rugova tha se kjo ka ardhur si pasojë e mangësive administrative e ligjore.

Top Channel