Partia Demokratike e Kosovës e ka nisur fushatën e saj në Gjilan, prej nga kryeministri Hashim Thaci ka kërkuar nga qytetarët edhe një mandat për të realizuar anëtarësimin e Kosovës në strukturat evropiane.

“Tre qëllimet e qeverisjes sonë do të jenë: liria e vendit, pavarësia dhe integrimi në strukturat euro-atlantike. Prandaj, kërkoj edhe një mandat që ta realizojmë edhe qëllimin e tretë”, ka deklaruar Thaci.

Kryeministri në ikje ka ftuar qytetarët që t’i japin PDK-së votën e tyre, pasi sipas tij vetëm kjo parti mund të forcojë shtetin e Kosovës.

“Me fitoren e PDK-së do të fitojnë të gjithë dhe kësaj fitoreje do t’i gëzohen edhe Bashkimi Evropian me Shtetet e Bashkuara”, ka pohuar Thaci.

Top Channel