Presidenti serb Boris Tadic, duke folur në samitin e OSBE-së që po zhvillohet në Kazakistan, ka deklaruar se situata e sigurisë në rajon është ndërlikuar më shumë që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës.

Tadic ka theksuar se qendrimi i vendit të tij ndaj cështjes së statusit nuk ka ndryshuar dhe nuk do të ndryshojë kurrë.

“Qendrimi parimor i Serbisë rreth cështjes së Kosovës nuk ka ndryshuar. Nuk do ta pranojmë shpalljen e njëanshme të pavarësisë as në mënyrë eksplicite, e as implicite”, ka deklaruar Tadic.

Sipas tij, e gjithë bota ka pranuar faktin se dialogu është rruga më e mirë për vendosjen e paqes në Kosovë.

Më tej, presidenti serb ka kërkuar që misioni i OSBE-së në Kosovë të vazhdojë të mbetet neutral, duke u bazuar tek rezoluta 1244, dhe t’i kushtojë më shumë vëmendje pakicave.

Top Channel